Pensionohet ish-ylli i Arsenalit

17:17 | 16 Dhjetor 2019

Philippe Senderos ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij në futboll.

Ish anëtari i Arsenal dhe disa skuadrave të njohura evropiane, Senderos, ka lajmëruar se është pensionuar nga futbolli, përcjell lajmi.

Zvicerani ka bërë të ditur se ka luajtur ndeshjen e fundit si lojtar profesionist gjatë vikendit së kaluar.

“Vikendin e kaluar kam luajtur ndeshjen e fundit si lojtar profesionist. Si i vogël, unë ëndërroja që të kisha mundësinë që të luaja për dhe kundër më të mirëve, dhe duke mbyllur këtë kapitull të karrierës dhe jetës, nuk mund të isha më falënderues për mundësitë që kisha gjatë këtyre viteve.

Faleminderit Servette, Arsenal, Milan, Everton, Fulham, Valencia, Aston Villa, Zurich, Rangers, Houston, Chiasso dhe Kombëtarja e Zvicrës. Për shokët e mi dhe familjen e mrekullueshme – FALEMINDERIT një mijë herë. Do të shoh përpara për kapitullin e ardhshëm.

Philippe” ka shkruar lojtari.Senderos vitet më të mira të tij i kaloi me skuadrën londineze, Arsenal.

Komento: