Bayernit po i ikën nga duart ylli i madh

18:18 | 16 Dhjetor 2019

David Alaba duket se ka nuk do të jetë edhe shumë gjatë pjesë e Bayern Munich.

Ai ka lënë të hapur derën për largimin nga klubi.

27 vjeçari austriak ka qenë vital për skuadrën nga Bundesliga këtë sezon, por ai ka pasur edhe konkurrencë të re për pozitën e tij.

Përkundër performancave të mira dhe kohës së mirë me Bayern, Alaba ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga ‘Allianz Arena’.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë punë. Për momentin, kemi mbrojtës të klasit botëror në skuadrën tonë, të cilët janë të lënduar” ka thënë Alaba, i pyetur për konkurrencën.

Tutje, mbrojtësi i krahut të majtë është shprehur edhe sa i përket të ardhmës së tij.

“Mund t’i imagjinojë të dyja: të qëndrojë këtu ose të marr një tjetër rrugëtim” ka thënë mbrojtësi i kombëtares së Austrisë.

Alaba ka pasur në konkurrencë emra si Alphonso Davies, Lucas Hernandez, por edhe Niklas Sule.

Komento: