Bayern Munich po planifikon transferime të mëdha në merkaton e janarit.
Skuadra e Bayern Munich është e interesuar për një tjetër lëvizje të madhe në janar.
Ylli i Sevilla, Lucas Ocampos është lojtari në radarin e gjigantit bavarez, sipas raportimeve të Di Marzio, transmeton lajmi.
Lojtari i cili luan si anësor duket se pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayern.
Ocampos më parë ka mbrojtur ngjyrat e Marseille, ku ka kaluar pjesën më të mirë të karrierës deri më tani.
Bayern duket se nuk do të tentojë për kartonin e Ivan Perisic, meqë Ocampos është në listën e dëshirave.