Juventusi merr lajmin e keq, lëndohet ylli i madh i skuadrës

20:47 | 16 Dhjetor 2019

Një lajm aspak i mirë ka ardhur për Juventusin.

Mungoi të dielën ndaj Udineses për shkak të një problemi në shpatull, por portieri i Juvenutsi Szczesny mund të qëndrojë jashtë fushave për të gjithë vitin 2019.

Sipas njoftimit të klubit bardhezi, polaku ka pësuar një tërheqje muskulore dhe gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite, për të parë se si do të ecë rikuperimi.

Është thuajse e sigurt mungesa e tij të mërkurën në mbrëmje në sfidën përballë Sampdorias, por vështirë se mund të rikuperohet edhe për ndeshjen e Superkupës, që do të zhvillohet të dielën e 22 dhjetorit në Riad.

Komento: