Arsenal gjen trajnerin e ri

21:39 | 16 Dhjetor 2019

Ish-mesfushori i Arsenalit pritet ta zëvendësojë Emeryn.

Mikel Arteta pritet të takohet me drejtorin e Arsenal.

Arteta është favoriti që të bëhet trajneri i ardhshëm në ‘Emirates Stadium’ derisa ai pritet të takohet me drejtorin Josh Kroenke, raporton ‘Telegraph’, transmeton lajmi.

Ish mesfushori i Arsenal veçse ka folur me Kroenke për një lëvizje të mundshme drejt ‘Gunners’, por akoma nuk është finalizuar asgjë.

Spanjolli aktualisht punon tek Manchester City, si asistent i trajnerit Pep Guardiola.

City janë duke vëzhguar situatën, pasi nëse largohet Arteta, duhet gjetur zëvendësues për të.

Komento: