Kritika të ‘ashpra’ ndaj pushtetarëve që po vendosin afate për liberalizim të vizave

23:03 | 16 Dhjetor 2019

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pa zgjidhur për Kosovën.

Anëtari i LDK’së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët që po vendosin afate për liberalizim të vizave të Kosovës nga BE’ja.

Tashmë është e ditur se në Samitin e BE’së nuk është në rend dite liberalizimi i vizave për vendin tonë. Por përpsëri kjo nuk ka ndaluar politikanët që të flasin për afate të tjera, pasi që dështuan në parashikimin që për festa të fundvitit nuk do të kemi regjim vizash për udhëtim në shtetet e BE’së.

“Sa herë u teket, afatet për liberalizim të vizave për kosovarët i shpallin pushtetarët tanë. BE’ja jo!”, ka shkruar Hamiti në faqen e tij në Facebook.

Në Kosovë për vite me radhë, politikanët premtojnë liberalizim vizash për qytetarët e vendit, ndonëse një gjë e tillë nuk varet nga ta por nga institucionet e BE’së.

Komento: