Man City merr lajmin e shumëpritur, ylli i madh po kthehet nga lëndimi

23:16 | 16 Dhjetor 2019

Manchester City ka marrë lajmin e shumëpritur sot.

Anësori i Manchester City, Leroy Sane ka njoftuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale për situatën e tij me lëndimin.

Sane duket se po shkon drejt rikuperimit më shpejtë sesa është pritur, pas lëndimit të pësuar në ligamente.

Lojtari ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Seanca e parë në fushën e blertë”, duke bërë të ditur se është kthyer në fushë, transmeton lajmi.

Sane ishte afër kalimit tek Bayern Munich, por lëndimi i tij duket sikur bllokoi një lëvizje të tillë.

‘Citizens’ shpresojnë të kenë shërbimet e Sane në fundin e sezonit të Premierligës.

Komento: