Chelsea me transferim të madh në janar

23:46 | 16 Dhjetor 2019

Chelsea ka plane të mëdha për merkaton e janarit.

Skuadra që udhëhiqet nga Frank Lampard ka treguar interesim për yllin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey, bën të ditur ‘Telegraph’, transmeton lajmi.

22 vjeçari ka qenë në radarin e ‘Bluve’ për tash e sa vite dhe lëvizja mund të finalizohet gjatë merkatos së janarit.

Bailey ka treguar një formë mjaft të mirë këtë edicion, duke shënuar tri gola në tetë ndeshje të Bundesliga.

Kujtojmë se FIFA ka hequr dënimin për Chelsea, lidhur me Fair Play Financiar.

Komento: