Reagon Everton, s’ka marrëveshje me Ancelottin

00:02 | 17 Dhjetor 2019

Everton ka hedhur poshtë zërat se kanë arritur një marrëveshje me Carlo Ancelottin.

Skuadra e Everton ka lëshuar një deklaratë lidhur me postin e trajnerit.

Së fundmi është raportuar se skuadra nga qyteti i Liverpulit ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Carlo Ancelotti.

Por, këto zëra i ka hedhur poshtë skuadra e Everton, me një deklaratë zyrtare.

“Në 11 ditë që nga shkarkimi i Marco Silva, bordi i Everton ka punuar për të rekrutuar një trajner të ri = dhe ka mbajtur takime me një numër të kandidatëve.

Ne mund të konfirmojmë se deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë për kontratë dhe asnjë kandidat nuk është zgjedhur që të tërhiqet nga procesi” thuhet në deklaratën e Everton.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët dhe nëse Ancelotti do të zyrtarizohet tek skuadra e Everton.

Komento: