Cyti në festë, fiton garën për ta transferuar yllin e Barcelonës

08:49 | 17 Dhjetor 2019

City fiton garën për talentin e Barcelonës.

Manchester City ka fituar garën me Manchester Unitedin për transferimin e futbollistit të talentuar të Barcelonës, Juan Larrios, bën të ditur “Sport” të hënën.

Larrios 15-vjeçar është yll te skuadra e të rinjve të Barcelonës dhe raportohet se ai është shumë pranë firmosjes dhe kalimit te Manchester City në janar.

Barcelona ka bërë përpjekje për të mbajtur Larriosin, por lojtari duket i vendosur për të kaluar në Angli.

Larrios po vlerësohet si Jordi Alba i ardhshëm. Manchester City duhet të paguajë afro 400 mijë euro kompensim për të marrë atë.

Larrios do të mbushë 16 vjet më 12 janar dhe atëherë do të mund të transferohet te City. Ai do t’i bashkohet te City lojtarëve tjerë të akademisë së Barcelonës, si Eric Garcia e Adria Bernabe.

Komento: