Agjenti i njohur portugez, Jorge Mendes ka folur për shtyp për çmimin e Topit të Artë.
Ai, ka thënë se Messi nuk e meritonte ta fitonte atë çmimin, duke aluduar që Ronaldo ishte ai që mund ta merrte atë trofe, përcjell ORAinfo.
“Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, Portugalia ka fituar një Euro dhe Ligën e Kombeve prej tij. Topi i Artë? Nuk mendoj se Messi duhet ta kishte fituar atë. Ronaldo do ta fitonte çmimin nëse do të ishte akoma në Real Madrid ‘, ka përfunduar Mendes.
Messi, ishte ai që e fitojë sivjet Topin e Artë duke arritur që për të gjashtën herë të dalë si më i miri në botë./ORAinfo/