Shoferë kujdes, mbi 1 mijë tiketa u shqiptuan për vetëm 24 orë

10:59 | 17 Dhjetor 2019

Mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara për vetëm 24 orë.

43 aksidente në rrugët e Kosovës Për të gjithë shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës për vetëm 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa trafiku.

Ndërsa ka arrestuar 23 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 në vuajtje të dënimit.

Fatmirësisht gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por me të lënduar dhe dëme materiale.

Policia njoftoi se 17 është numri i aksidenteve me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.

Komento: