Mustafa thërret Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, diskutohet koalicioni me Vetëvendosjen.

11:52 | 17 Dhjetor 2019

Isa Mustafa thërret Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të diskutuar koalicionin “e mundshëm” me Vetëvendosjen.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të njoftojë edhe Këshillin e Përgjithshëm të partisë për zhvillimet e bisedimet për koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.

Ashtu siç paralajmëroi edhe dje pas takimit me kryetarët e degëve, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, për nesër është paraparë që të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Mbledhja do të mbahet nesër në ora 14:30 në selinë e partisë.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Kujtojmë që dje për këtë temë, Mustafa i ka thirrur edhe kryetarët e degëve, derisa, gjatë së shtunës është takuar me kryesinë.

Komento: