Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimovic, ia merr yllin e madh Real Madrid

13:19 | 17 Dhjetor 2019

AC Milan, ka identifikuar tre alternativa të mundshme për Zlatan Ibrahimoviç nëse ai refuzon një kthim në San Siro.

La Gazzetta dello Sport raportoi më herët të martën se Milani nuk do të presë gjatë për përgjigjen e Ibrahimoviçit pavarësisht se e bëri atë objektivin numër një për Janar,përcjell ORAinfo.

Sulmuesi suedez me sa duket po reflekton ende për të ardhmen e tij: një ditë ai mendon për rikthimin e tij te kuqezinjtë, një ditë mendon për Napolin, ditën tjetër pensionimin.

Sipas botimit të së martës të il Corriere della Sera,ekzistojnë tre alternativa në fletoren e Maldini dhe Boban, dy prej të cilave janë aktualisht në Real Madrid.

I pari është Mario Mandzukic i Juve, një lojtar për të cilin Calciomercato raportoi se Milani ka hapur bisedime, ndërsa Mariano Diaz dhe Luka Jovic janë dyshja nga Los Blancos.

Joviç ka shënuar vetëm një herë në 13 paraqitje për Real Madrid që nga ardhja e tij prej 60 milion eurosh nga Eintracht Frankfurt gjatë verës .

Ndërkohë, Mariano ende nuk është paraqitur këtë sezon pas ardhjes së tij prej 23 milion € nga Lyon vitin e kaluar ./ORAinfo/

Komento: