Ndërtimi i “Parkut të Biznesit”, shpronëson pronat

14:05 | 17 Dhjetor 2019

Qeveria e Kosovës në largim, ka marrë një vendim të ri.

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes “OBP Produkt” zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.

Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë, ndërsa e argumentoi ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilën miratohet shpronësim me interes publik të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP Produkt” zona kadastrale zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria nuk do të ketë asnjë Implikim buxhetor pasi që Ky shpronësim do të bëhet nga Komuna e Skenderajt”, tha Matoshi.

Mbledhja e qeverisë ndërkaq është duke vazhduar e në rend të ditës janë disa pika.

Komento: