
Policia e Kosovës, ka marrë një lajm të mirë.
Qeveria e Kosovës ka ndarë dy milionë euro për Policinë.
Vendimi në fjalë u miratua me kërkesë të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafa, shkruan lajmi.
Këto mjete do të dedikohen për kompensim të orëve jashtë orarit të punës për Policinë e Kosovës.
Mjetet e parapara do të ndahen nga kategoria e kursimeve për vitin 2019.