Adhuruesit e serialit “Kafeneja jonë” marrin lajmin e madh

15:01 | 17 Dhjetor 2019

“Kafeneja jonë”, ishte seriali më i shikuar nga publiku.

Një nga serialet vendore më të suksesshme po vjen përsëri në ekranet televizive.

“Kafeneja jonë” po rikthehet dhe këtë e kanë konfirmuar protagonistët e këtij seriali përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në një foto që ka hedhur Fatmir Spahiu shihet së bashku me aktorët Shkumbin Istrefi dhe Fatos Kryeziu ku ka shkruar “Klasa punëtore me sabah!”.

Më vonë edhe aktori tjetër, Donat Qosja ka konfirmuar një imazhi rikthimin e shumëpritur të një nga serialeve më të ndjekura në vend.

Komento: