United vjen me transferim “bombë” nga Inter

16:11 | 17 Dhjetor 2019

Manchester United, ka tërhequr vëmendjen e tyre drejt Sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, për afatin kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq kanë qenë në treg për të nënshkruar një lojtar sulmues pasi humbën Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez në dritaren e transferimit të verës në Inter,përcjell ORAinfo.

Sa i përket zhvillimit të fundit, menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar bordit që të bëjë një transferim të yllit të Argjentinës .

Lajmi është mjaft befasues sepse Martinez i cili ka tërhequr interes nga gjigantët spanjollë të La Liga FC Barcelona nuk do të largohet nga klubi me qendër në Milano për më pak se 110 milion €, që është klauzola e blerjes në kontratën e tij aktuale./ORAinfo/

Komento: