Ku do ta përfundojë karrierën Ronaldo? Agjenti i tij befason me përgjigjen

19:35 | 17 Dhjetor 2019

Ronaldo mund ta përfundojë karrierën në Juventus.

Agjenti i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, ka thënë se superylli portugez mund të përfundojë karrierën e tij në Itali me klubin aktual Juventus.

Kontrata e ish-sulmuesit të Real Madridit me Bianconeri zgjat deri në vitin 2022, kur ai do të mbush 37 vjeç.

Dhe Mendes thotë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe nuk ka dëshirë të vazhdojë më tej, që do të thotë se ai mund t’i jap fund karrierës në Serie A, përcjell lajmi.

“Në Juventus ai është i lumtur, ka një trajner të shkëlqyer”, i tha Jorge Mendes Sky Sports.

“Po, ai mund të përfundojë karrierën e tij te Juventus – ai ka nënshkruar një kontratë”.

Komento: