Ish-ylli i Bayernit ‘godet’ Guardiolën me deklaratën e fundit

20:59 | 17 Dhjetor 2019

Ish-ylli i Bayern Munchen ‘thumbon’ Guardiolën me deklaratën e fundit.

Ish-mbrojtësi i Juventus-it, Medhi Benatia, ka shpjeguar diferencat që ekzistojnë mes Pep Guardiola-s, me të cilin ka punuar te Bayern, dhe trajnerëve të tjerë që ai ka patur në karrierën e tij.

“Është mendimi im, por shumë janë dakord me mua. Guardiola është një person që nuk i jep rëndësi aspektit njerëzor. Ai thotë se kështu është gatuar, sepse në të kaluarën ka patur shumë zhgënjime”, ka shpjeguar Benatia për RMC Sport.

“Më ka thënë: ‘Të kam blerë, të doja, ke këto cilësi. Kam nevojë që të bësh atë këtë dhe atë, do të mësoj këtë dhe atë, je këtu për të bërë atë që them unë, por nuk jemi këtu për t’u bërë miq”.

Ky mentalitet i spanjollit është konfirmuar nga shumë futbollistë që kanë punuar me të. Dhe është shumë ndryshe nga mentaliteti me të cilin Benatia ishte mësuar në Itali.

“Kam shkuar te Bayern nga Roma. Nuk isha mik me Rudi Garcia-n, por kishim një marrëdhënie shumë të mirë. E njëjta gjë me Guidolin tek Undiese. Por jo me Pep”.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se katalanasi nuk ishte i aftë në aspektin e punës. “Të tregon si duhet ta mbash trupin, si ta kontrollosh topin në mënyrë që shpatullat të jenë plotësisht të orientuara nga loja.

Taktikish do të luftojë gjithmonë për të patur superioritet në mesin e fushës. Ndoshta është më i miri në botë në aspektin taktik”

“Isha 28 vjeç, besoja se dija shumë nga futbolli kur shkova te Bayern. Por çdo ditë kisha përshtypjen se mësoja një nuancë e të lojës”.

Janë të shumtë ata që bien dakord edhe në lidhje me këtë aspekt. Edhe pse në fund nuk janë bërë miq më Pep.

Komento: