Zbulohet klubi i ri i Elseid Hysajt

21:20 | 17 Dhjetor 2019

Duket se Elseid Hysaj do të bëhet me skuadër të re.

Situata e Elseid Hysajt te Napoli nuk do të ndryshojë dhe me afrimin e teknikut Gennaro Gattuso në ekip.

Tekniku Carlo Ancelotti ishte i pari që i tregoi stolin kapitenit të kombëtares pas problemeve që pati me klubin për rinovimin e kontratës.
Palët nuk janë pajtuar përfundimisht dhe pritet vetëm largimi i mbrojtësit nga Napoli.

E ardhmja e Hysajt është e lidhur me atë të Alessandro Florenzit nga Roma. Shqiptari mund t’i bashkohet kryeqytetasve në rast se këta të fundit do ta largojnë nga skuadra italianin.

Hysaj shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga Florenzi. Ky i fundit me shumë mundësi do të largohet, pasi nëse nuk luan rregullisht si titullar mund të humbasë kombëtaren.

Drejtuesit e Romës nuk e kanë shumë problem, pasi kanë pikasur menjëherë zëvendësuesin e tij që do të merret nga Serie A. Shqiptari mund t’i bashkohet kryeqytetasve në merkaton e janarit. Tekniku Gattuso nuk ka ndryshuar vendimin e klubit për mbrojtësin e krahut.

Komento: