Interi po e ‘rrëmben’ yllin e Manchester Unitedit

21:51 | 17 Dhjetor 2019

Skuadra e Interit po bëhet gati për transferime të reja.

Interi është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, ku Conte ka bërë të ditur synimet e tij.

Inter janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mesfushorin serb, Nemanja Matic, për tu transferuar gjate afatit kalimtar të janarit.

Conte dëshiron ta sjellë 31-vjeçarin në San Siro, ani pse mesfushori serb është duke vuajtur nga një dëmtim i lehtë, mirëpo shumë shpejt pritet të rikthehet në fushën e gjelbër.

Matic do të ribashkohej me ish-shokët e skuadrës, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, të cilët u transferuan në Serie A gjatë verës.

Komento: