Zbulohet gjithҫka! Ja ku do të përfundojë Ronaldo

22:01 | 17 Dhjetor 2019

Mësohet se ku do të përfundojë Cristiano Ronaldo.

Agjenti i Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes, ka thënë se superylli portugez mund të përfundojë karrierën e tij në Itali me klubin aktual Juventus.

Kontrata e ish-sulmuesit të Real Madridit me Bianconeri zgjat deri në vitin 2022, kur ai do të mbush 37 vjeç.

Dhe Mendes thotë se klienti i tij është i lumtur në Torino dhe nuk ka dëshirë të vazhdojë më tej, që do të thotë se ai mund t’i jap fund karrierës në Serie A.

“Në Juventus ai është i lumtur, ka një trajner të shkëlqyer”, i tha Jorge Mendes Sky Sports.

“Po, ai mund të përfundojë karrierën e tij te Juventus – ai ka nënshkruar një kontratë”.

Komento: