Aston Villa e ‘deklason’ Liverpoolin

22:59 | 17 Dhjetor 2019

Liverpool është mposhtur me rezultat 6:0 nga Aston Villa.

‘Të Kuqtë’ këtë ndeshje u paraqitën totalisht me lojtarë të ri, për shkak të ndeshjes së nesërme që e luajnë në Katar për Kupën e Botës për Klube.

Hourihane (14’), Boyes (17’ autogol), Kodjia dy herë (37’ 45’) dhe Wesley (90+3′) realizuan në fitoren e lartë të vendasve.

Aston Villa tani kualifikohet në gjysmëfinale, derisa do ta presë shortin për ta mësuar kundërshtarin e radhës.

Komento: