Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, diskuton koalicionin me Vetëvendosjen

14:50 | 18 Dhjetor 2019

Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në Selinë Qendrore të LDK-së ka filluar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, e thirrur nga lideri i partisë, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.

Në këtë takim do të diskutohet për koalicionin me Vetëvendosjen, derisa, pritet që Mustafa të prezantojë kushtin për presidentin e ardhshëm që është duke i lënë dy partitë pa marrëveshje.

Pas takimit, që po mbahet pa praninë e mediave, kreu i LDK’së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do ta bëjë të ditur rrjedhën e diskutimeve në mbledhjen e lartpërmendur.

Komento: