Ancelotti takohet me presidentin e Napolit, kjo është kërkesa e trajnerit

15:31 | 18 Dhjetor 2019

Ancelotti takohet me De Laurentiis për të shkëputur kontratën, Evertoni në pritje.

Carlo Ancelotti ka zbarkuar në Itali për të takuar Presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe për të nënshkruar lirimin e kontratës së tij përpara se të marrë drejtimin e Evertonit.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Real Madridit u shkarkua nga De Laurentiis pas një fitore 4-0 ndaj Racing Genk në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Ancelotti u zëvendësua nga Rino Gattuso, dhe që atëherë është afruar nga Evertonit për të marrë përsipër vendin e lënë bosh nga i shkarkuari Marco Silva.

Sipas gazetës italiane Il Corriere della Sera, Ancelotti tani është kthyer në Itali për të takuar De Laurentiis në mënyrë që të falë kontratën e tij me ekipin napolitan.

Kontrata e Ancelottit me Napolin nuk skadon deri në fund të sezonit, dhe La Repubblica deklaron se klubi do të kursejë rreth tre milion euro për gjashtë muajt e mbetur të kontratës së tij, plus një shtesë prej 500 mijë eurosh për mos rinovimin e tij për një sezon tjetër.
Pasi Ancelotti të lirohet nga lidhjet e tij me Napolin, ai mund të marrë përsipër skuadrën e Evertonin në Ligën Premier.

Është raportuar se ai do të nënshkruajë një marrëveshje deri në vitin 2024 me një vlerë totale 27 milionë ero për atë dhe stafin e tij.

Komento: