
Është gjetur e mitura e cila u zhduk para 6 muajsh.
Yllka Derri nga Gjakova, u gjet në shtëpinë e të dyshuarit Blerim Radosta mëngjesin e së mërkurës
Në qershor të këtij viti, doli nga shtëpia për të shkuar në shkollë, e nuk u kthye më.
E nuk kaloi as një javë, kur e zhdukura Yllka Derri nga Gjakova, ia dërgoi këtë audio incizim familjarëve të saj.
Mirëpo, pas 6 muajve të kaluar në ankth, familja Derri nga Gjakova më në fund mori një lajm të mirë.
Polica e Kosovë, mëngjesin e 18 dhjetorit realizoj një operacion, ku arrit që ta gjejë Yllka Derrin.
Ajo u gjet në shtëpinë e familjes Radosta.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë sot me datë 18.12.2019 në ora 06:30 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë e personit të dyshuar Besart (Blerim) Radosta, i dyshuar për vepër penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’. Gjatë operacionit policor është arrestuar personi i dyshuar e po ashtu është gjetur edhe personi i mitur Yllka (Naim) Derri e cila ishte raportuar si person i zhdukur nga familjarët e saj që nga data 15.06.2019”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Por, pos kësaj komunikate Polica në Gjakovë nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.
Madje nuk kanë qenë të qasshëm as në telefon.
E lajmi për gjetjen e vajzës së zhdukur, ka gëzuar prindërit e saj Naim e Teuta Derri.
Por, pavarësisht kësaj ata nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës për këtë çështje.
Ndërkohë avokatja e kësaj familje, Edona Sina, shpalosi detajet e këtij rasti.
Sina kërkon që vajza e liruar të trajtohet në mënyrë profesionale nga institucionet shtetërorë.
Familja Derri, në vazhdimësi ka kërkuar ndihmë nga institucionet për të gjetur vajzën e tyre e cila ishte zhdukur.