Këtë javë zyrtarizimi, ky do të jetë trajneri i ri i Arsenal

09:59 | 19 Dhjetor 2019

Arsenal pritet të bëhet me trajner të ri.

Trajneri spanjoll pritet ta marrë rrogën e njëjtë me Unai Emeryn në “Emirates Stadium”

Mikel Arteta pritet të emërohet shumë shpejt trajner i ri i Arsenalit.

Trajneri i ri spanjoll do ta pasojë Unai Emeryn e shkarkuar, të cilin përkohësisht e kishte zëvendësuar Freddie Ljungberg.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Arteta do ta marrë afërsisht rrogën e njëjtë me Emeryn, afro 7 milionë euro në vit, shkruan express.

Drerjtori i Arsenalit, Josh Kroenke raportohet se e ka aprovimin e kryesisë për ta emëruar në ditët në vazhdim Artetan për trajner të ri.

Madje, ish-futbollisti i Arsenalit mund ta drejtojë ekipin këtë fundjavë në ndeshjen e Premierligës ndaj Evertonit.

Spekulohej se Carlo Ancelotti mund ta merrte në dorë ekipin londinez, por trajneri italian duket të jetë më afër Evertonit.

Arsenali po e kalon një sezon mjaft të vështirë dhe rrezikon seriozisht të mbetet përsëri jashtë Champions Leagues.

Komento: