Milan në garë për ta transferuar yllin nga Bundesliga

10:41 | 19 Dhjetor 2019

Milan i bashkohet garës për talentin Haaland.

Milan i është bashkuar listës së klubeve që konkurrojnë për Erling Braut Haaland, dhe i kanë ofruar sulmuesit të RB Salzburg 5.5 milionë euro në sezon.

19 vjeçari është në dispozicion për vetëm 30 milionë euro, përfshirë edhe pagesat e agjentit, dhe klauzola e lirimit të tij mund të aktivizohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas SportItalia, është tani edhe skuadra e Milanit që po kërkon talentin nga Norvegjia, përcjell lajmi.

Skuadra të mëdha se Juventus, Manchester United, Chelsea dhe Borussia Dortmund gjithashtu janë të interesuara për sulmuesin.

Haaland dëshiron një klub ku do të paraqitej rregullisht për zhvillimin e tij, dhe Milan mund t’ia ofrojë atë siguri.

Komento: