Kjo nuk pritej! Hazard po kalon te gjiganti evropian

11:28 | 10 Janar 2019

Borussia Monchengladbach këtë afat duket se do ta humb Throgan Hazardin.

Throgan Hazard dëshiron të largohet nga Borussia Monchengladbach, pasi dëshiron të luajë te një klub më i madh.

Anësori belg është bërë cak i shumë skuadra evropiane, ndërsa klubi gjerman i do 50 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Dortmund, Liverpool, Inter dhe Roma duan ta transferojnë Throgan Hazardin në këtë afat kalimtar të janarit.

Belgu i ka bërë me dije Borussia Monchengladbach se ai do të largohet në këtë afat edhe pse ata refuzojnë shitjen e tij.

Komento: