
Së shpejti do të nisë takimi Kurti e Mustafa.
Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që së shpejti të nisin takimin e radhës në përpjekje për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.
KosovaPress merr vesh që në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, kanë arritur përfaqësuesit e VV-së, ndërsa, së shpejti pritet të vije Isa Mustafa.
Kurti e Mustafa për herë të fundit janë takuar të shtunën e kaluar.