Zbulohet oferta e fundit e LDK-së qe u refuzua nga Vetëvendosje

17:16 | 20 Dhjetor 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë zhvilluar një takim të paparalajmëruar sot.

Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani ishin në takim me Albin Kurtin dhe zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje – takim ky i cili nuk pati sukses, shkruan lajmi.

Oferta e Isa Mustafës për Lëvizjen Vetëvendosje, një ministri për postin e presidentit nuk e ka bindur liderin e VV-së, Albin Kurti të lidhë koalicion me LDK-në.

Tash kur kanë kaluar më shumë se dy muaj e gjysmë nga dita e zgjedhjeve ende nuk ka marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kërkesë eksplicite postin e Presidentit, gjë që për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme.

Dje të dy subjektet i kanë vizituar dy deputetë të partisë së kancelares gjermane, Angela Merkel ku kanë kërkuar formimin e qeverisë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Komento: