Sonte do të mësohet edhe fituesi i Kupës së botës për klube.
Liverpool dhe Flamengo i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në finale të Kupës së Botës për klube.
The Reds e eliminuan Monterreyn me rezultat 2-1 në gjysmëfinale, ndërsa skuadra braziliane e kishte mposhtur Al-Hilalin, për të kaluar kështu në finale.
Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të zhvillohet në stadiumin ‘Khalifa International Stadium’ në Doha, derisa Liverpoolin e pret një përballje e vështirë.
Jurgen Klopp shpreson që ta fitojë Kupën e Botës për klube, në mënyrë që ta mbyll këtë vit me mjaftë sukses.
Skuadra angleze fitoi edhe Ligën e Kampionëve në këtë vit, derisa ishte e pafat në Ligën Premier, pasi përfundoi një pikë mbrapa Manchester Cityt.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Keita, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane.