Fiorentina po shqyrton një transferim për sulmuesin e Wolves, Patrick Cutrone kur afati i transferimit të hapet muajin tjetër, raporton A Bola.
Cutrone, ka shënuar vetëm tre gola në 23 paraqitje në të gjitha garat që nga momenti i hyrjes në Wolves nga Milano në verë, me shumicën e atyre paraqitjeve nga bankina,përcjell ORAinfo.
21-vjeçari besohet se është i interesuar për një rikthim në Itali, në mënyrë që të sigurojë një vend më të rregullt të skuadrës së parë, me Fiorentina të interesuar për firmën e tij./ORAinfo/