Man City e ka mposhtur Leicester Cityn me rezultat 3-1 në ‘Etihad’
Skuadra e Pep Guardiolës ia ka ndalur hovin Leicester Cityt, duke e mposhtur 3-1 në Etihad Stadium.
Manchester City e pa vetën në disavantazh pas 22 minutave lojë. Jamie Cardy shënoi për 0-1.
Por, para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Man City përmbysi gjithçka.
Riyad Mahrez e Ilkay Gundogan shënuan për 1-1 dhe 2-1, derisa në pjesën e dytë shënoi edhe Gabriel Jesus, për rezultatin përfundimtar 3-1.
Kjo fitore e Man City i konvenon Liverpoolit që tani është 10 pikë para ndjekësit më të afërt, pikërisht Leicesterit, derisa City mbetet 11 pikë prapa.
Skuadra e Jurgen Klopp gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.