Liverpool mposht Flamengon, fiton Kupën e Botës për Klube

21:21 | 21 Dhjetor 2019

Reds, ka arriur ta rrëmbejnë edhe një trofe të madh.

Liverpooli ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 në vazhdime klubin e madh brazilian, Flamengo.

Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët luanin më shumë me taktizime dhe kjo bërë që të mos ketë shumë raste shënimi dhe gola.

Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp prodhoi diçka më shumë në tentim të fitores, ndërsa edhe Flamengo pati rastet e veta.

Rastet më të mira për shënim ishin ai i Roberto Firmino (47’), Mohamed Salah (50’), Gabigol (53’), Trent Alexander-Arnold (80’), Jordan Henderson (86’) dhe Sadio Mane (90+), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Liverpooli në fakt e gjeti golin në minutën e 76-të me anë të Salah, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të VAR-it dhe loja e rregullt u mbyll pa gola 0-0.

Në vazhdime, Reds ishin dukshëm më të mirë dhe shpejt edhe arritën të gjejnë golin.

Heroi i klubit anglez ishte Firmino (99’), i cili shënoi për 1-0 pas një veprimi të bukur brenda zonës pas asistimi të Manes.

Në pjesën e dytë, të vazhdimeve pati disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe Liverpooli në fund iu gëzua një fitore minimale, e cila ia sjell trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Në ndeshjen për vendin e tretë ishte skuadra e Monterrey e cila triumfoi ndaj Al Hilal në penallti 4-3.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 2-2.

Komento: