Zhagitja e negociatave, presidenti kërkohet të zgjidhet me konsensus edhe të opozitës

23:23 | 21 Dhjetor 2019

Posti i presidentit, po del të jetë pika e negcjes së formimit koalicionit qeverisës.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Demokraci, Ismet Kryeziu po vlerëson se largimi i postit të presidentit nga tryeza e diskutimeve do të relaksonte skenën politike për një koalicion të mundshëm mes VV-së e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zgjedhja e presidentit përmes një konsensusi të gjerë politik, do të ishte alternativa më e arsyeshme, shkruan lajmi.

Sipas tij në këtë konsensus do të duhej të përfshiheshin edhe partitë opozitare.

Tutje, sipas tij, rëndësi ka më së paku se kush do të jetë president, ngase para kësaj siç thotë ai vijnë parimet dhe vlerat qeverisëse.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Largimi i pozites se presidentit nga tryeza e diskutimeve, do e relaksonte skenen politike dhe do i rikthente arsyen, respektin dhe vlerat pse qytetaret kane besuar ne nje koalicion te mundshem VV-LDK.

Nese zgjedhja e drejteperdrejte e presidentit nuk eshte opsion, atehere zgjedhja e presidentit permes nje konsensusi te gjere politik, duhet te jete prioritet i koalicionit qeverises. Konsensus, ku do te perfshiheshin dhe partite politike opozitare. Jo vetem numrat e duhur per president, por dhe zhvillimet tjera qe e presin qeverine, do e bejne te pashmangshme nevojen per nje koncensus te gjere politik e shoqeror. E ndoshta bash atehere, pas ne viti e me shume, pozita e presidentit do jete pika kritike dhe nevoja e ketij koncensusi. Ndryshe, secila marreveshje per pronesi partiake mbi poziten e presidentit nga sot, s’do ja garantoje jetegjatesine kesaj qeverie, por do ta sjelle efektin e kundert, shkurtimin e jetes se kesaj qeverie.

Maksima ‘’per ta bere veten te pafajshem, duhet ti shpallim te gjithe te tjeret fajtor’’ ne kete realitet te ri politik nuk vlen. Sepse tani s’ka fajtor tjeter, e shigjetat i keni kthyer ndaj njeri tjetrit. Prandaj, zvarritja e marreveshjes dhe perplasjet publike, sa jane duke e demtuar imazhin e ketij koaliconi te mundshem, me shume jane duke e minuar besimin per funksionimin e metejshem te ketij koalicioni.

Si qytetar, me se paku per mua ka rendesi kush do jete president. Se paku, sot, me kishte interesuar te diskutohet per parimet, vlerat qeverisese, prioritet dhe planet se si do i adresoni t’priturat e qytetareve

Komento: