Rikthehen kolonat në Merdare, pritje deri në 6 orë

09:13 | 22 Dhjetor 2019

Pritje e radhë të gjatë në pikat kufitare në Kosovë.

Radhë të gjata të kolonave janë shkaktuar edhe mëngjesin e sotëm në pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të orës 8:00 të Qendrës për Menaxhim Kufitar që funksionin në kuadër të MPB-së, kolonat më të gjata janë në Merdare.

Aty mërgimtarëve po u duhet të presin deri në 6 orë e gjysmë për të hyrë në Kosovë.

Ndërsa te Dheu i Bardhë, aktualisht pritjet janë deri në dy orë.

Komento: