Aksident trafiku në rrugën Prizren – Vermicë, ka të lënduar

13:06 | 22 Dhjetor 2019

Me uljen e temperaturave është shtuar edhe numri i aksidenteve në Kosovë.

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prizren – Vermicë, ku një person ka pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prizren – Vermicë, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur shtyllën elektrike të rrugës duke e dëmtuar atë.

Si pasojë e vetëaksidentit, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili pas trajtimit mjekësor është liruar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Komento: