
PSD, sot ka zgjedhur dy nënkryetarët dhe kryesinë e re.
Partia Social Demokrate javën që lamë pas ka zgjedhur kryetarin e saj të ri, Dardan Molliqajn.
Kjo pasi kryetari i deritanishëm, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në parti. Ndërkaq, sot kjo parti ka zgjedhur edhe dy nënkryetarët e saj.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga PSD’ja.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetsret e rinj të partisë.
Ndërkaq sekretare e përgjithshme është zgjedhur Teutë Rrusta. Përveç kryesisë së ngushtë PSD ka zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë.