Vidal-Inter, ky është lajmi i fundit

19:33 | 22 Dhjetor 2019

Ndeshjet e fundit të vitit 2019 po luhen në këto orë dhe në të njëjtën kohë, po shfaqen zëra në treg, gjithmonë në krah me pushimin e dimrit dhe sezonin festiv.

Arturo Vidal, nuk është një përjashtim nga kjo. Për ca kohë, Kiliani ka qenë në radarin e Conte dhe Inter të Marotta. Lojtari foli nga vendlindja, ku sapo ka mbërritur për të kaluar pushimet, përcjell ORAinfo.

“Transferimi im? Nuk është mendimi im, e lëre më tani që jam me pushime. Agjenti im kujdeset për të. Unë jam super i qetë dhe i lumtur në Barcelona. Do ta shohim në kthimin tim. Nuk jam unë ai që vendos nëse luaj ose jo por në çdo rast, unë gjithmonë e ndihmoj Barcelonën. Dhe njerëzit e dinë vlerën time, kjo më bën të ndjehem rehat “,ka përfudnuar kiliani./ORAinfo/

Komento: