LDK feston 30 vjetorin e themelimit

08:04 | 23 Dhjetor 2019

Sot bëhen 30 vjet nga themelimi i LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot feston 30 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast, anëtarë të kryesisë dhe struktura të kësaj partie do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Manifestimi për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LDK-së do të mbahet në restorant “Golden Imperial” në lagjen “Veterniku” në Prishtinë.

Ibrahim Rugova që njihet si udhëheqësi historik i LDK-së, e drejtoi këtë parti derisa ndërroi jetë.

Komento: