Ibrahimoviç në Everton, Ancelotti befason me përgjigjën e tij

13:02 | 23 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimoviç po kthehet në Evropë.

Carlo Ancelotti e ka lënë derën hapur për “mikun e tij të mirë” Zlatan Ibrahimovic për t’u bashkuar me të në Everton në stafin teknik, me sulmuesin suedez të disponueshëm si lojtar i lirë.

Shumë ekipet janë vënë në dispozicion të sulmuesit shtatëlartë, pasi vendosi t’i jepte fund aventurës në MLS me La Galaxy.

Ibra është lidhur me një kalim te Milan dhe thuhet se gjithçka është drejt finalizimit, përcjell lajmi.

Kur u pyet në lidhje me Ibrahimovic në konferencën e tij të parë për shtyp, Ancelotti tha: “Ai është një mik i mirë i imi. Kam trajnuar shumë lojtarë fantastikë”.

“Unë e di se ai e mbaron periudhën e tij në Shtetet e Bashkuara, nuk e di se cila është ideja e tij. Më duhet ta thërras, mbase e bëj. Nëse ai dëshiron të vijë në Liverpool për të shijuar mund të vijë – por jo të luajë!”.

Komento: