Shyhretja ka ditëlindjen sot, mori dhuratën më të ëmbël

16:38 | 10 Janar 2019

Shyhrete Behluli është një ndër këngëtaret më të përfolura të muzikës shqiptare dhe njër më të pëlqyerat.

Ajo nisi karrierën në muzikë 40 vite më parë dhe që nga atëherë nuk u largua nga skena muzikore shqiptare, duke sjellë kështu çdo here hite të padiskutuara dhe shumë të pëlqyera, përcjell ORAinfo.

Shyhretja sot feston ditëlindjen e saj të 57-të, dhe në këtë ditë ajo mori urime të shumta.

E në një fotografi që e kemi parë në Instagram shihet që Shyhretja sot ka marrë dhuratë edhe një torte, e për të cilën duket shumë e gëzuar./ORAinfo/

Komento: