Balotelli befason me klubin e ri në Itali

18:47 | 10 January 2019

Sulmuesi problematik italian Mario Balotelli nuk po kalon ditët më të mira te klubi francez, Nice.

Këta të fundit ia kanë treguar derën Balotellit që të largohet që në afatin e janarit.

Mario Balotelli mund të largohet nga francezët e Nice gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt duket se ka vendosur që të rikthehet në vendlindje.

Është skuadra nga Serie A, Sassuolo, ajo që ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttsport’, që sheh Sassuolon si skuadrën e vetme italiane në garë për ‘Super-Marion’.

Për 28-vjeçarin interesim ka edhe nga Franca, konkretisht skuadra e Marseille.

Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016, dhe në 51 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 33 gola.

Komento: