Për nderë të Krishtlindjeve, Haradinaj viziton një familje në Klinë

14:11 | 25 Dhjetor 2019

Sot besimtarët e fesë katolike festojnë Krishtlindjet.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar një familje të besimit të krishterë në Dollc të Klinës.

Vizita e Haradinajt në këtë familje u bë me rastin e Krishtlindjeve.

Postimi i Haradinajt:

Sot, në familjen e Filip Mirditës, në Dollc, isha i nderuar me mikpritjen e tyre me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Nuk ka ndjenjë më të mirë se bashkimi i familjeve në data të veçanta që përcjellin porosinë e dashurisë dhe paqes.

Gëzuar Krishtlindjet

Komento: