Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Muriqi

16:42 | 25 Dhjetor 2019

Muriqi, mund të përfundojë në Angli.

Vedat Muriqi, po kalon një formë të jashtëzakonshme te Fenerbaçe. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënoi deri më tani 10 gola në kampionatin turk dhe shumë skuadra të mëdha kanë kthyer sytë nga ai.

Siç raporton media turke “Haber Global”, skuadra e Leicester dërgoi në stadiumi një prej skautëve të tyre në ndeshjen e fundit ndaj Beshiktashit. Muriqi bëri një paraqitje mjaft të mirë, madje duke shënuar edhe një gol.

25-vjeçari ndiqet edhe nga disa klube të tjera si Monaco, Sevillia, Lacio apo edhe Manchester United, ndërsa ka një kontratë deri në 2023 me skuadrën e Fenerbaçes.

Komento: