Policia gjermane ndalojnë kosovarin 26 vjeçar, kjo është arsyeja

20:13 | 25 Dhjetor 2019

Policia gjermanë ka ndalur një kosovar të moshës 26 vjeҫare.

Policët kanë ndaluar një kosovar 26 vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”.

Një kosovar, drejtues i një makine BMË, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Ëohlen dhe Bremgarten. Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë.

Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor), transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit.

Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj.

Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari.

Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch.

Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.

Komento: