Kohëve të hundit po përflitet se mund të rikthehet në Inter.
Jose Mourinho, i cili arriti ta fitoj tripletën me Interin në vitin 2010, ka thënë se kthimi në “San Siro” do të ishte një nder për të.
Interi u bë dhe vazhdon të jetë klubi i vetëm italian që ka fituar Serie A-në, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në një stinor, dhe këtë e ka bërë me Mourinhon gjatë stinorit 2009-10, transmeton Express.
“Nuk kam asnjë qëllim që të kthehem si trajner në Portugali”, ka thënë Mourinho, kështu duke mohuar spekulimet se do të bëhet trajner i Benficas.
“Benfica nuk është opsion i imi. Kthimi në Inter ose Real Madrid do të ishte një nder për mua”.
“Kur një trajner kthehet te klubi, kjo do të thotë se ai ka bërë gjëra pozitive aty”.
Mourinho u shkarkuar në fillim të muajit të kaluar nga bordi i Manchester Unitedit, dhe momentalisht është i pa punë.