
Nga ora 15:00 fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seancën e sotme konstituive do ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.
Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje e që janë: Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjeçare.
Ata dy tashmë ndodhen në sallën e Kuvendit ku për pak do të nis seanca.
